Betty White, aktorja më e njohur për rolet në sitcoms The Mary Tyler Moore Show dhe The Golden Girls, ka vdekur në moshën 99-vjeçare.
White vdiq në shtëpinë e saj të premten në mëngjes, vetëm dy javë para se të mbushte 100 vjeç. Agjenti i saj Jeff Witjas i tha revistës People: “Edhe pse Betty ishte gati të mbushte 100 vjeç, mendova se ajo do të jetonte përgjithmonë.” Joe Biden drejtoi homazhet, duke e vlerësuar yllin si një “ikonë kulturore”.
White gëzoi një karrierë të shkëlqyer prej më shumë se tetë dekadash, duke marrë tetë çmime Emmy, një Grammy dhe tre Screen Actors Guild Awards. E konsideruar si një pioniere televizive, ajo hapi dyert jo vetëm për veten, por edhe për shumë gra të tjera që ëndërronin të hynin në industrinë e transmetimit. /Prive.al