Paditen Donaldi, Romeo dhe Elgiti, shkak klipi “Picasso”

By

Avokati Esmerald Xhafa ka depozituar një kallëzim në Prokurorinë e Korçës ku kërkon që dy vëllezërit Donald dhe Romeo Veshaj të hetohen për dëme që mund t’u kenë shkaktuar ikonave në Mueun e Artit Mesjetar në Korçë, ku dhe kanë xhiruar klipin “Picasso”. Në një deklaratë përmediat, ai shprehet se ikona të tilla dëmtohen nga blici i kamerës dhe kurrsesi nuk mund të lejohen klipe në këtë Muze.

Ai shton se tekat e VIP-ave nuk mund të tejkalojnë rëndësinë e objekteve të veçanta edhe nëse kanë marrë leje. Fjoralba Prifti, drejtoreshë e Muzeut të Artit Mesjetar tha se binjakëve Veshaj u është dhënë leje për këtë klip, pasi është konsideruar se ishte brenda rregullave.

Avokati Esmerald Xhafa: Unë sot kam dorëzuar një kallëzim në Korçë në lidhje me klipin që është xhiruar në Muzeun e Artit Mesjetar në Korç.ë të gjitha ikonat atje kanë një rëndësi të veçantë dhe nuk duhet përdorur drita e blicit për të xhiruar pasi i dëmton. Ka pamje dhe mjafton që të merren nga ana e prokurorisë për të provuar ekzistencën e një vepre penale që mendoj që është konsumuar. Kallëzimi penal konsiston përsa i përket shpërdorimit të detyrës nga ana e punonjësve të Muezut. Edhe nëse është marrë leja nuk mund të përdoren pamje apo blici për të filmuar ikona që dihet se sa të vjetra janë. Është edhe Muzeu i Fotografisë ‘Gjon Mili’ që është përdorur gjithashtu, por varësia nga institucionet ndryshon. Është iniciativë e imja personale, kur pashë klipin e pamje që janë përdorur, artin e duam të gjithë, por nuk mund të përdhosim ato vepra të rëndësisë së veçantë. Nuk kam parë asnjë klip që të realizohet në muze të kësaj katergorie. Ndoshta ne jemi vendi ku realizojmë dëshirat e VIP-ave, por duhet t’i mësojmë që të respektojnë gjithçka.

Fjoralba Prifti, drejtoreshë e Muzeut të Artit Mesjetar: Ka kërkuar leje dhe i është miratuar. Nuk përbën asnjë shkelje, është lejuar që të bëhen disa xhirime që janë brenda etikës që lejohen nga muzeu./dosja.al

Artikuj të ngjashëm