Këngëtari i njohur, Milot Lalloshi, dhuratën e tij më të madhe të jetës e mori pak javë më parë, kur edhe u bë baba i një djali.
Por duket se bashkëshortja e tij, Erxhina, nuk e ka në plan të ndalet së befasuari atë.
Këtë herë zgjodhi një orë dore nga e cila Miloti u mahnitë dhe nuk mundi ta kalojë me nje falënderim të thjeshtë, por zgjodhi t’i shkruaj disa fjalë mjaft të ëmbla asaj.
“Bashkëshortes Sime”
“Kur të them se je e bukur, nuk mendoj vetem per paraqitjen tënde. Un mendoj për ty si tërësi: Kush dhe çfarë ti je është më shumë se e bukur. Faleminderit per kete dhurate jet, ju du shum shpirtat e mi Erxhina & Priam ❤?” /Prive.al/