Në “Përputhën” një nga zhvillimet e fundit është ai i largimit të Argjendit.
Pas një afërsie me Ridvanën, dyshja përfunduan duke u grindur e madje konkurentja shkoi një hap më tej.
Ajo vuri në pikëpyetje seksualitetin e konkurentit nga Kosova.
Ridvana në një debat të ashpër teksa mohonte se i ka shkuar në shtëpi Argjendit e nënvizoi këtë detaj që nuk u prit aspak mirë nga ky i fundit.
Por, dyshime për orientimin seksual duket të mos ketë vetëm Ridvana.
Në kuadër të prapaskenave që publikohen çdo ditë, është nxjerrë një video e bisedës mes Efit, Ridvanës dhe Mikelës.
“Pse nuk tregove arsyen e vërtetë?” – dëgjohet Mikela teksa i thotë Ridvanës. Kjo e fundit pastaj aludon në biseksualietin e Argjendit.
“Që të kanë thënë për atë darkën romantike që ai e ka bërë me djalë tjetër. E ke harruar, gjithë ato akuza që ti bëri ty ti mund ti tregoheshe e sinqertë dhe të thoje që kjo ka qenë një nga arsyet” – shprehet Mikela.
Asnjë nga tre vajzat e pranishme në debat, përfshirë Efin nuk besojnë as në justifikimin e Argjendit se po largohet shkaku i njohjes me një vajzë jashtë programit. /Prive.al