Opinionistja e Big Brother VIP Kosova 3, Olta Gixhari, thotë se është nder i madh për të që të jetë në këtë rol në spektaklin më të shikuar në trojet shqiptare.
Gixhari thotë se do të jap maksimumin e saj që gjithçka të shkon në rregull pasi që më parë ka qenë në rolin e banores dhe e di mirë këtë format.
“Shumë faleminderit për ftesën në Kosovë. Është hera e parë për mua si opinioniste dhe është nder i madh, uroj të shkoj gjithcka mbarë. Jam shumë e lumtur për mundësinë e dhënë”, tha Gixhari.
Edicioni i tretë i Big Brother VIP Kosova ka nisur sonte dhe në vazhdim do t’ju presin shumë surpriza, personalitete të paharrueshme dhe lojëra që do t’i mbajnë shikuesit të mbërthyer për ekran.