Një krizë e kaploi çiftin Tuna dhe Patris dhe kjo gjë nuk arriti t’i fshihej syrit të publikut.
Këngëtarja dhe instrumentisti, patën ca probleme dhe kjo të paktën u kuptua nga veprimet e tyre në rrjete sociale, pasi hoqën njëri tjetrin nga Instagrami.
Mirëpo ata duket se po e rikuperojnë lidhjen e tyre dhe për pushimet e fundvitit dyshja ka ikur për në Ohio të Shteteve të Bashkuara.
Nga atje s’po mungojnë videot e imazhet me Tianin, ndonëse asnjëherë nuk publikuan diçka me njëri tjetrin.
Por është një imazh që Tuna ka publikuar, e ku shihet Patrisi duke vozitur me karrocë bebesh të birin e tij.
Kjo më së miri e konfirmon se çifti nuk po shkon drejt ndarjes. /Prive.al