Së fundmi, në media dhe portale qarkullon lajmi se këngëtari Albatrit Muqiqi ka deklaruar se nuk do të lejonte motrën e tij të martohej me një person nga fshati.
Portalet e caktuara nuk dihet se në cfarë burime janë nisur dhe nuk kanë cituar intervistë ku ai deklaron një gjë të tillë.
Ishte vetë këngëtari që reagoi me anë të një postimi në llogarinë e tij në Instagram, për të hedhur poshtë të gjitha pretendimet e artikujve të ndryshëm.