Nuk i ndahet për asnjë çast, Eugent Bushpepa me të dashurën edhe në Eurovision

By

Nata e madhe e Eurovisionit në Lisbonë po pritet me padurim, sidomos nga vendet pjesëmarrëse që kanë arritur të kualifikohen për në finale e do të garojnë për vendin e parë.

Detaji më i këndshëm i këtij edicioni është se mes 26 konkurrentëve, tre prej tyre janë shqiptarë, Eugent Bushpepa, i cili përfaqëson Shqipërinë, Ermal Meta që përfaqëson Italinë dhe Eleni Foureira që përfaqëson Qipron.

Ndërkohë në faqen zyrtare të Eurovisionit është publikuar dhe lista sipas radhës kur do të performojnë konkurrentët sot mbrëma.

Eugent Bushpepa do të këndojë “Mall” dhe do të jetë i 12-ti në garë ndërkohë Eleni do të jetë e 25-ta për t’u pasuar nga Ermal Meta, i cili është i fundit qe do ta mbyllë garën.

Ajo që ka rënë në sy më së shumti është fakti se Eugenti mbanë në krahun e tij në çdo dalje publike në Lisbonë, të dashurën e tij, Andian, të cilës i dedikohet kënga – Mall.

Ai bashkëjeton prej më shumë se gjashtë vjet me vajzën brune të panjohur për publikun, shkruan panorama plus.

Çifti që u njoh në lokalin ku rokeri këndonte shpesh, edhe në këtë rrugëtim nuk ndahen asnjë moment nga njëri-tjetri.

eu2

 

 

Artikuj të ngjashëm