‘Nuk hyn në xhenet’, Fero ‘godet’ me deklaratat për Arbenitën

By

Fero (tashmë Khattab) duket se e ka shndërruar në traditë që të lëshojë nga një ‘bombë’ çdo ditë përmes rrjeteve sociale.

Në orët e hershme të mëngjesit, ai ka befasuar sërish, teksa ka folur për raportin me Arbenitën.

‘Unë jam musliman tash dhe nuk kam lidhje me atë që ish-gruaja ime bën. Ne kemi jetët tona me respekt për njëri-tjetrin sepse kemi një vajzë por sot jam musliman dhe nuk kam asnjë relacion me të. Ajo zgjodhi jetën e saj’, është shprehur ai.

Paraprakisht, Fero pa ndarë një thënie islame që precizon se xheneti është i pamundur për femrat që e ekspozojnë trupin, duke sulmuar në këtë formë Arbenitën për postimet e saj të fundit.

Pas daljes nga burgu, ata i dhanë një tjetër shans lidhjes së tyre. Fero u pa disa herë në Gjilan me modelen por duket se ndryshimi i shpejt i mënyrës së jetesës ka bërë që ndarja mes tyre të jetë përfundimtare duke i vënë vulën kësaj pune edhe për një tjetër herë. /Prive.al

View this post on Instagram

A post shared by Prive.al (@prive.al)

Artikuj të ngjashëm