Prezantuesja e njohur shqiptare Alketa Vejsiu ka zbuluar se ishte infektuar me COVID-19.
Përmes Instagramit, ajo tregoi se ishte izoluar për 14 ditë dhe tani për fat është mirë.
“Coronen e kam kaluar, tamponi doli negativ para dy javesh! Qendrova 14 dite ne izolim ne shtepi. Jam mire per fat🙏
Kam degjuar raste vertete te renda dhe lutem cdo dite qe Zoti te mbroje njerezit afer meje dhe te gjithe shqiptaret! Corona nuk eshte shaka. Kujdesuni per veten!❤️
Falenderoni Zotin dhe Festoni cdo dite qe keni shendet dhe jeni ne jete!”, ka shkruar moderatorja nën imazhin e ndarë në Instagram./Prive.al