Së fundmi motra e Rinës i dërgoi asaj diçka shumë të çmuar nga fëmijëria e reperes – ditarin dhe librin e vizatimeve kur ajo ishte vetëm një 14 vjeçare.
Ishte një surprizë e këndshme për reperen pasi ajo thotë se kishte harruar që kishte këtë ditar.
Mirëpo motra e saj e gjeti dhe reperja ndau disa nga shënimet dhe vizatimet që bënte dikur.
Ajo shkruante në gjuhën angleze dhe më poshtë janë shënimet e saj:
“Sa herë që shikoni yjet, është sikurse të hapësh një derë. Mund të jesh kushdo, kudo. Mund të jesh vetvetja në çdo moment të jetës tënde. Ti hap atë derë dhe e kupton që je personi i njëjtë nën të njëjtët yje. Duke bërë kamp në oborr në 11 të natës, duke i dhënë makinës e vetmuar. Duke u ndalur në cep të qytetit, duke shikuar yjet lartë, duke shikuar jashtë dritares së makinës, ndihesh si një 11 vjeçare përsëri. Këtu jashtë ku bota jote fillon dhe mbaron, duke se asgjë nuk ndal së ndodhuri.”
“Kur lind në një botë në të cilën nuk përshtatesh: ndodh sepse je lindur që të krijosh një botë të re.”
“Ëndrra nuk ajo që sheh teksa fle, është diçka që nuk të lë të flesh.”