Me secilën ditë që po kalon, këngëtarja Mihrije Braha duket se po thellohet në biznese të reja.
Pak muaj më parë, ajo hapi dyqanin me fustane dhe duket që nuk e ka ndërmend të ndalet.
Nën inicialet e saj ‘MB’ të cilat i ka shndëruar në brend, këngëtarja ka nisur një sipërmarrje të re në fushën e kozmetikës.
Ajo ka lansuar në treg kremin kundër rrudhave me efekt kundër plakjes ‘anti-age’, siç ka treguar vetë përmes një postimi në rrjete sociale.
Të ketë zbuluar më në fund sekretin e saj të fshehur për vite të tëra kundër plakjes? Prova e kremit ‘MB’ nuk tingëllon ide e keqe… /Prive.al