Si një prej këngëtareve më të suksesshme, ajo njihet edhe për energjinë dhe pozitivitetin që përçon.
Por, Remzie Osmani duket se energjinë që e karakterizon do ta përdorte edhe në një formë tjetër nëse jeta e saj do merrte kahje ndryshe nga ajo që ka tani.
Si e ftuar në emisionin NIN të Klan Kosova, ajo rrëfeu se e ka pasur ëndërr që të përfundoj fakultetin e edukatës fizike meqenëse gjithmonë ka qenë një tip sportiv.
Remzia tregoi gjithashtu se volejbolli ka qenë sporti i saj i preferuar. /Prive.al/