Në prag të zgjedhjeve, pak me politikën po flirton edhe reperi Fero.
Ai është shfaqur së fundmi në përkrahje të një kandidateje për deputete.
Fjala është për deputeten e LDK-së në disa legjislatura, Valentina Bunjaku – Rexhepi.
I ftuar në emisionin NIN të Klan Kosova ai rrëfeu se njohja e tij me zonjën Rexhepi lidhet me shkollën e mesme.
Valentina Bunjaku – Rexhepi ka qenë kujdestarja e klasës së reperit andaj përkrahja e sotme duket të jetë “kthim favori” për arsimtaren e viteve të rinisë së hershme. /Prive.al