Nora nuk ‘shpëton’ pa set fotografik nga Fadil Berisha

By

Këngëtarja Nora Istrefi bashkë me Robertin javën që lamë pas morën rrugë drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Koncertet e rezervuara në disa lokacione për shqiptarët në Amerikë ishin arsyeja e udhëtimit bashkë edhe me emra të tjerë të njohur të skenës si 2po2, Capital T e Ledri Vula, 

Tashmë kur koncertet kanë mbaruar, dyshja kanë marrë rrugën e kthimit në Kosovë mirëpo jo pa një ndalesë të rradhës – studion e Fadil Berishës ku graviton pothuajse secili shqiptar që viziton Neë York-un.

Nora ka realizuar me fotografin e njohur një set profesional ku spikat me pamjen e saj që e rikthen në një bukuri Hollyëood-iane të viteve 70.

Setit besohet se i është bashkangjitur edhe Roberti ndonëse imazhet e para të publikuara në rrjete sociale kanë pasur në fokus vetëm këngëtaren.

Na mbetet të presim pak ditë deri në publikimin e plotë të produktit nga kjo punë mes emrave të njohur. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm