Pas këngës “Sa t’kom dasht” që e riktheu Nora Istrefin pas disa muajve në skenë, puna për projektin e radhës veçse ka nisur, njofon Klan Kosova.
Kjo u bë e ditur nga vet producentët të cilët e realizuan këngën e lartëpërmendur, duke postuar një fotografi në rrjetin social nën shoqërinë e Norës me mbishkrimin: “working on second project..”.
“Sa t’kom dasht” në youtube sot ka afër 3 milionë shikime, dhe ishte këngë që u bë hit që në momentin e parë të publikimit. / prive.al