Noizy vendos të flasë sërish

By

Që prej sherrit të armatosur me Cozman, reperi nga Shqipëria, Rigels Rajku – Noizy është vënë në shënjestër të mediave, mes tjerash edhe për shembullin që transmeton në publik dhe fansat.

Mes tjerash, me tone kritike, për Noizyn u raportua se me dhunën. kunjat dhe gjuhën e urrejtjes që transmeton tek fansat nuk është shembulli më i mirë i mundshëm.

Përgjigje, reperi ka dhënë përmes një postimi në Instagram ku përkrah Encës shfaqet me një ‘mal’ trofesh të fituara mbrëmë në Zhurma Show Awards.

Noizy ka deklaruar se ky është imazhi që dëshiron të transmetojë tek fansat por raste të caktuara përbëjnë përjashtim meqenëse ‘nganjëherë i duhet të mbroj veten dhe të afërmit e tij’.

Kjo deklaratë ku flet për rrahjen në kontekstin e ‘vetëmbrojtjes’ përbën risi për faktin se prej fillimit, në media dhe dëshmitarë okularë u raportua se ishin pikërisht djemtë e OTR që nisën gjithçka në sherrin me Cozman dhe klikën e tij.

Ndryshe, duke u shprehur krenar me Encën, Noizy në postim gjithashtu ka shuar dilemat për një ftohje të raporteve mes dyshes pas një ‘zënke’ virtuale për kreditet e ‘Bow Down’. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm