Noizy tërheq denoncimin dhe flet gjerë e gjatë për sherrin me Cllevion

By

Pas kallëzimit se i shkaktoi ankth dhe frikë me kërcënimet në Tik Tok, reperi Noizy mund të ketë vendosur të tërheqë akuzën për Kleviol Ahmetin, i njohur ndryshe si Cllevio Serbiano që u arrestua dje në aeroportin e Rinasit.

Këtë e ka bërë të ditur vetë Noizy (Rigels Rajku) me një postim të gjatë në rrjete sociale ku tregon se e bën këtë veprim jo nga frika por nga burrëria që i ka mësuar familja.

Noizy përmend disa raste të përballjes me Kleviolin duke nisur nga vendosja e tritolit në biznesin e tij, te kërcënimi i babait, dhe më pas sheshimi i marrëdhënieve. Ai thotë se e ka bërë edhe pjesë të familjes duke drekuar me prindërit e tij por sërish shpërthente në sharje për klikime në Tik Tok.

Megjithatë Noizy përpiqet të tregojë se nuk është i frikësuar dhe do e paralajmërojë se s’do e falë më nëse bën veprime të tilla por zbulon edhe kërcënimet që ka marrë nga 2 personazhe të tjerë të Tik Tok për të tërhequr kallëzimin. Ata thanë se nuk do të shkelte më në Greqi dhe në Angli nëse nuk hiqte dorë nga burgosja e Clevios.

Postimi i Noizyt

Pas nje bisede te gjate me disa miq te perbashket dhe me vllain e K, “qerosi” mora kohe te ndaj me ju per her te fundit historin si ka nis nga fillimi e deri ktu ku jemi sot, kjo eshte historia e vertet dhe jo me genjeshtra dhe intriga, kush e Mban mend para disa vitesh shtator 2020 kür k u perpoq te zihet me Florian Markun? Ktu nis gjithcka, tenton te gjuj Florianin me thik pa asnje pik arsyje, me pas ato dit fiksohet dhe me mu, dhe në momentin kür u permend emri Noizy behet viral, dhe me sa duket kjo gje I ka pelqy sepse I erdhi dicka qe kurr se ka perjetu me perpara, fama ose vemendja, mirepo ajo vemendje ose fame nuk i perkiste K por I perkiste Noizy’t dhe ty te erdhi per shkak te emrit qe ti permend, dhe në momentin kür Noizy nuk permendej mbas disa ditesh fillon e bie audienca, dhe kte gje K filloj ta kuptoje, dhe cfar te bejm qe vemendja mos te bie? Vazhdonte dhe permend te Noizy’n serish duke shar ofenduar dhe kercenuar në lloj lloj menyrash qe me vjen zor ti permend, Gjithsesi në mendjen time e kisha staku qe hapi rrug budallait se aq din dhe aq ben, mire po ky e beri rruge kte punen e te shames ofendimet dhe kercenimet, 365 Dite në vite kishte te njejtin Avaz hy live në Tiktok dhe permend noizyn Bej intriga fol me lloj lloj tipash tiktoku Pse?

Se I pelqente vemendja qe merrte, une bashk me shoket e mi ne fakt nuk e kishim problem kte gje pasi Jena msu me njerz qe na kan zili punen dhe suksesin, njerzit te shajn eshte normale, e shajn Edhe presidentin edhe papen edhe nenterezen Edhe hoxhen gjith njerzit, biles me te then të drejten u argentonim sepse ishte gallat, deri në momentin kür K ben gjen qe sdo ja falja kurr, me disa shoke nga Durrsi K ndalon babin tim në mes te rruges dhe e Kercenon siç e keni pare dhe vet, dhe ate nat mbasi ka dal video une jam Betu qe sdo ja fal ket xhest kurre, une nuk e di me ke eshte mesu ai ti dali baballeret tjerve por mu smund t’ma beje jo ai por asnji,

Sepse nuk Jane familjaret e mi per ti ndal K në Rruge, e me ju bo si I forte Sepse ato jane në punen e vet dhe në hallet e veta si gjith familjet normale Shqiptare. E kam ndjek shume here në qetsi por I pa suksesshem per ta kapur, nderkohe non-stop edhe pas ndaleses qe I beri babait tim ky prap per cdo dite hynte live në tiktok dhe vetem genjente dhe bente intriga nga me te ndryshme qe krijonte në koken e vet, shante ofendonte pa limit, kjo ishte e perditshme dhe kjo eshte me fakte e din gjithe. Nderkohe Nga ana tjeter vllai vet “qerosi” Totalisht I pa fajshem dhe nje djal fantastik qe mbi 100 veta mkan then vetem fjal te mira, tentonte ta qetsoje dhe ti fliste por e pa mundur tia dilte, vllai i K ka provu 100 forma te ndryshme serish ska dal me sukses, biles nje moment i ka premtoj babit tim me ane te nje shoku te perbashket qe K sdo ju bezdisi me Thjesht ta lejm si muhabet, dhe Babi mu ka lut shumm per tia fal dhe Ashtu bera ja fala, por nuk zgjati as 2 Dite, K del prap dhe shan e ofendon e Kercenon si cdo her me familje e ca ti mbaj goja,

Dmth ky nuk pyt vllain e vet e asnje person tjeter qe ka në familje, Vetem per fam dhe vemendje, kam burime te sigurta qe familja vet eshte mundu me qindra here ta qetsoje por prap te gjith kan deshtu, ky Vazhdonte cdo dit duke me ardh nga lagja e nga bizneset e mia duke marr në telefon në numer te bizneseve duke shar e ofenduar stafin kot e kot pa I ber gje , dhe kto I bente live në Tiktok prap per vemendje dhe kto I keni gjith prova në YouTube e Tiktok, kalonte në currila me pistolet me vete tiktokun live si perher dhe çerrat qe e ingranonin ti beje dicka Noizyt, Gjithsesi diten kalonin dhe Avazi ishte I njejt hy Tiktok dhe shaj cdo pjestar te familjes time dhe te gjith shoket dhe miqt e mi kot e kot, prap per vemendje dhe fame, pa llogarit Asgje Vetem famen dhe vemendjen e cerrave te tiktokut, nje nate vendosa te shkoja te takoja shoket e K në Durrës pasi mendova se mund ti thojn qe shiko ate qe po ben eshte gabim dhe zdo ta fal sepse ke kalu cdo norme cdo kufi dhe cdo rregull te nje njeriu normal, prap dola pa sukses pasi ky e mori sikur une I kapa shoket per presion, dhe bashk me kto shoket e Durrsit dhe disa tjer, K vendosi te vij tek lokali im në Durrës me 6 makina plot me cuna qe I bie diku mbi 20 veta, kur parkohen jashte dhe fillojne te dalin nga makina 1 Nga 1, aty jasht lokalit qendronin dhe disa femra qe I ka sjell ky per te filmuar skenat qe ky pretendonte qe do te bente, në momentin kur ky ka hyr brenda une me shoket kemi qen duke ngrene buke, në nje moment degjoj tekstualisht kto fjal, “Ku eshte ai pederasti ma thirrni pak ktu jashte, dhe me pas tha qe kam shku me te kerku falje, me 20 veta dhe me ato fjale, kshu kerkokan falje gangot dhe une se dija, po te shifni me kujdes jan njerzit e K te paret qe kan nxjerr videon, e inxhizuar nga disa femra qe I kishin me vete apostafat për kte pune, dhe me pas ka ardh policia ka marr videot e lokalit dhe dikush i pa pergjegjshem e ka nxjerr videon e plot qe qarkullon ende neper internet, ne nga Veriu kur shkojm me kerku falje nuk shkojm me 6 makina, me arm me vete dhe me telefona ndor tu inxhizu, dhe kür I hym tjetrit ne shpi nuk I themi ku eshte ai pederasti, ka disa norma disa rregulla.

Pastaj, kujt i kerkove besen ti? Me ke fole ti para se me ardh te une mbas gjitha atyre te shameve ofendimeve dhe kercenimeve? dhe ate qe bere me babin tim? Kujt i the ti qe po vi në bes tate per te kerku falje? Me mu ske fol, as me babin tim as me familjart e mi, por ke ardh aty per tjeter qellim, ke ardh aty si gango dhe nese ti do kishe ik nga aty pa u zi me mu, e di shume mire se cfar do te thoje kur te ikje nga aty, se tashme ta njofim ftyren se cfar njeriu je, Gjithsesi u be cfar u be nuk jam krenar qe ndodhi ajo sepse në fund te fundit jemi gati nga 40 vjec dhe gjeja fundit qe Dua te bej tani eshte te sillem si adolishet serish, I kemi ber gjitha kto sharjet e zenkat por kemi qen te vegjel skemi dit, jo tani qe po shkojm Nga 40 vjec, pastaj me ndodhi tritoli e mbani mend? Sigurisht qe po. Iku dhe kjo. Shkova takova nje mikun ton te perbashket “petagogu” Sepse ai Miku jone me thirri vet per shkak se e din se cfar mund te beje mendja jote e ceket dhe me sugjeroj disa gjera se si mund të zbus ty dhe si mund te behemi miq ne nje far menyre, ti linim gjerat e kqia mbrapa dhe te vazhdojm perpara, aty nisen Dhuratat rroba Illyrian ti ma ktheve me disa rroba te tjera,

Nejse iku dhe kjo, miku jone i perbashket me premtoj qe nese ai do te thoshte Ty te mos Shaje me, ti nuk do Beje me per shkak te rrespektit qe ti “gzoje” per te, mire por ti Vetem 1 muaj durove dhe as ate nuk e perfille me, filloj te binte vemendja dhe shikueshmeria në tiktok, dhe plase serish me te shara pa limit. nderkohe kishe hap dhe telashe tjera me lloj lloj njerzish duke shar shummm e shum njerz nga robt dhe familja, Kalonin ditet dhe ti nje her kerkoje falje nje her Shaje, deri sa mora vendimin te jepja disa keshilla te sinqerta publikisht në instragram, Sepse ti vdes te permend un ty publikisht se vetem per ate gje jeton. Para 2 Ose 3 muajsh po haja drek me familjen mamin dhe babin me lokalin Tim, dhe ktu ma ke shpif si person. Me vjen kamarjeri dhe thot ka ardh K jasht dhe don te takoje, I habitur thash K? Po tha kamarjeri, I thash sille thuj tvi Brenda, erdhi na takoj u ul me ne ne tavolin, e kuptova qe ishte normal dhe inteligjent dinak, kuptova qe nuk eshte I semur por ate e thot per justifikim, kemi ndejt mbi 2 öre si nje familje, Mami Babi un dhe K dhe disa nga shoket e mi, dhe nje shoku tij, folem per shum gjera e kam keshillu si un dhe familja ime per mire dhe vetem të shofi punen e vet dhe te ndjeki muziken, mami dhe Babi I folen si me pas fmin e vet, nuk kalun 2 dit del prap neper Tiktok dhe shan prap serish në te njejten menyre si në fillim pa i ber as gjen me te vogel, pa I pas as hak e as hile, duke I fol Vetem per gjera tmira qe ky duhet te qe te eci perpara, biles eshte aq intrigant sa qe shkon e I thot disa shokve tane te perbashket qe Noizy ka fol keq per ju, dhe kta qe I besojn ktij, a e din Pse I besojn?

 

Se kto kurre nuk mkan dasht mu Thjesht skan pas arsyje me u kap, dhe Tani qe K u tha qe Noizy ka fol keq per ju ktyre ju paska ngel hatri me mu dhe jan zemru, nderkohe te dy kta e kan pas numrin tim mem thirr e me u sqaru, por asnjeri e as tjetri se beri ket, Sepse un jo vetem qe skam fol keq per ato por biles njerin prej tyre qe ndodhet në qeli gzoja rrespekt prej vitesh sepse Ashtu na ka ra me u pershendet me Ane te disa video mesazheve kür Isha në greqi, ndersa edhe ket tjetrin e njof shuuuum kohe me perpara, me ka ndjek disa her Neper autostrad me makine qe te benim foto, shume vite me perpara, Nejse. Iku dhe kjo. K Shkon në itali dhe I hyp mllefi serish duke shar e ofenduar e kercenuar, ka kalu gati 4 vjet qe ky nuk ndalet, Kan provu shume njerz te hyn në mes per te rregullu djalin por te gjith kan deshtu, ndaj un vendosa te mos bej veprime qe nje dite do pendohem, vendosa tia le shtetit te merret me ket person sepse une skam me nerva e as moshe e as status te merrem me tipa si pune atij , Sepse skan burrni e as norma e as nje gje me vlere, ket rrife del thot mka rraf, Shaje del thot Mka shar Dmth cfar do lloj gjeje ti besh ky e merr per rreklame, une jam sot burre kam punu shume te arri deri ktu, kam gati 2 dekada karrier, gzoj disa biznese fal punes te pandalshme dhe nuk e kam ndermend te lejoj nje person pa karakter tma shkatrroje gjith kte qe mezi e kam ndertu, dhe prandaj eshte sot aty Ku eshte.

Une sjam gangsterr, por ajo eshte gjeja me e leht te behem, Sidomos kür ke mundsi, por prap ndoqa zemren dhe vendosa mos ta prek me me dore por te merret shteti, Gjithsesi serish u bera pishman Sepse sdu te perfundoje asnje person I mbyllur per shkak meje, vendosa të terheq ato cfar kam thene, jo Nga frika se e din shume mire njerzit se sa frik kam une, por nga burrnia qe me ka msu jeta dhe familja, sot me premtoj vllai vet qe ta duroj edhe pak deri sa te dali ai vet do e ket në kontroll, une kam vendos te shkoj neser ta takoj K dhe ta paralajmeroj per her te fundit. Ky eshte sqarimi i Im I fundit per kte gje, nese edhe nej her te Vetme do me provokoje mos me thoni pastaj Pse.

Dhe sa per ju qe thoni Dibrani e ka pre nbes dhe sjam burr, Hajde kush doje nga ju tma testoje burrnin time, tek e tek si në kohet e vjetra ta shofim ca bon ky Dibrani. Me arm dim gjith me u bo te fort.

Rrespekte nga DIBRANI

Artikuj të ngjashëm