Siç dihet Noizy është përfshirë në një “sherr” të ri, kësaj radhe me reperin Mato Lale.
Emri i ri të cilit i kishte dhënë shumë përkrahje në fillim, i bëri diss në projektin e fundit duke bërë që Noizy të flasë.
View this post on Instagram
Ai zbuloi biseda me Maton që e shfaqnin në një pozitë të lakmueshme por duket se nuk ka mbaruar me kaq.
Reperi ka fshirë nga kanali i tij në Youtube bashkëpunimin e vitit të kaluar.
Kënga e përbashkët “Adrenalinë” numëronte mbi 17 milionë shikime por ky fakt nuk ka i ka lënë përshtypje reperit që duket se ka vendosur ta humbasë çdo gjurmë të këtij bashkëpunimi nga rrjetet sociale.
Kur prish punët, Noizy mesa duket e ka seriozisht dhe nuk harron apo falë lehtë. /Prive.al