NOIZY, PËRPOS ‘GANGSTA’ EDHE I NDJESHËM

By

Artistët kudo në botë kanë fuqinë që përmes famës që zotërojnë të bëjnë ndryshime pozitive në jetët e shumëkujt. Kur kjo kombinohet me vullnetin e mirë si në rastin e reperit nga Shqipëria, Noizy atëherë suksesi është i garantuar.

Të gjithë fansat e reperit e njohin atë si një person të afërt dhe të thjeshtë. Këtë Rigelsi e dëshmon në secilin prej koncerteve ku merr pjesë. E në shumë prej tyre, e pranishme është edhe Mirjeta, fansja më unike e tij.

Vajza me aftësi të veçanta, dikur e palëvizëshme në karrocë, pas premtimit që i bëri Noizyt në lidhje me ilaçet dhe ushtrimet sot është në këmbët e veta më e fortë se asnjëherë më parë.

Në një video të publikuar nga koncertet e reperit gjithandej ku ka shqiptarë, ai dhe Mirjeta shihen në skenë duke interpretuar bashkë hitet muzikore para publikut.

Ky gjest dhe shumë të tjerë që Noizy ndërmerr në të mirën e komunitetit e bëjnë këngëtarin një shembull të mirë për t’u ndjekur në një shoqëri si kjo e jona që ka nevojë thelbësore për solidaritet. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm