Noizy nuk di si ta përdorë makinën e re

By

Kjo është ironike, por reperi shqiptar Rigels Rajku i jnohur si Noizy, ende nuk di se si të funksionojë me të gjitha operacionet që posedon makina e tij luksoze.

Vetura më e re e koleksionit të tij, që i kushtoi mbi 200,000 euro, më shumë i ngjanë një aeroplani se sa një makine, dhe kjo po ia vështirëson punën reperit.

Në profilin e  tij në Instagram, ai ka publikuar një video ku prezanton të gjitha këto operacione që i përmban makina, duke thënë se ende nuk e di se çfarë mund të bëjë me to.

Reperi ka shkruar se: “ende nuk ia ka idenë”, duke iu referuar butonave të shumtë që posedon vetura e tij e re luksoze. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm