Reperi Noizy ka kaluar ditën e festës së Kurban Bajramit më ndryshe se të tjerët. Ai ka vizituar jetimoren e Durrësit duke kaluar kohë me fëmijët e strehuar atje.
Kjo nuk është hera e parë që Rigelsi shkon në jetimore pasi edhe më parë si njeri shumë solidar ka kontribuar dhe iu ka gjendur pranë njerëzve në nevojë.
Noizy është treguar i kujdesshëm edhe për klerikët fetarë duke shtruar iftare përgjatë muajit të Ramazanit.
Ndryshe, projekti i fundit i tij është ‘Number One’ i lançuar pak ditë më parë. /prive.al/
https://instagram.com/p/8A1dhbSvkf/