Noizy ka folur për herë të parë pasi u bë i njohur autori i disa zjarrvënieve në lokalet dhe pronat e tij.
Pak orë pasi i dyshuari, djali i dajës së tij u zu në flagrancë në mëngjes duke përsëritur aktin, reperi ka zbuluar edhe arsyet.
Me gjasë, shkaktari që e ka shtyrë atë të bëjë këto veprime është besimi fetar.
Noizy e ka përshkruar familjarin e tij si ekstremist fetar që beson se lokalet nuk duhet të shesin alkool dhe muzika është haram.
‘Prandaj e bëri këtë akt terrorist’, u shpreh reperi.
Noizy është shprehur se nuk mund ta urrejë djalin e dajës së tij meqë është rritur me të dhe i ka lënë këtë gjë në dorë Zotit dhe drejtësisë.
‘Ziliqar dhe keqbërës do të ketë përherë, por varet sa i fortë qëndron ti dhe se si e menaxhon situatën. Të dua vëlla i vogël’, mbyll ai reagimin e tij të cilin të plotë mund ta lexoni në vijim. /Prive.al