Nogës nuk i kalon inati me Kristelën: Kunja të ashpëra krah të dashurës së re

By

Ndarja e bujshme gjatë verës në atë që është martesa më e shkurtër e showbizit shqiptar nuk kishte si episod të vetëm këtë pjesë në telenovelën mes Agon Abdullahut dhe Kristela Gjokës.

Akuzat që pasuan më vonë. kunjat në rrjete sociale, denoncimet shtuan edhe më shumë tensionin posaqërisht nga ana e Nogës i cili u tregua i zëshëm pas ndarjes nga gruaja, ndryshe prej kësaj të fundit që nuk komentoi shumë për mediat.

E pas një periudhe të qetësisë javëve të fundit, Agoni është rikthyer sërish me një ‘diss’.

Në foton përkrah të dashurës së re zeshkane, ai ka shkruar:

‘Zoti te largon nga e keqja per te jep ate qe meriton’

Mbetet të shihet se sa do t’i zgjasë këngëtarit të dikurshëm relacioni me të dashurën e re. /Prive.al/

 

Artikuj të ngjashëm