Njomza, një prej personazheve më të komentuara të rrjetit është treguar e hapur për të ndarë një prej problemeve shëndetësore me të cilën është diagnostifikuar.
Ajo përmes Instagramit që është platforma e saj më e rëndësishme e komunikimin me audiencën prej qindra mijëra personave ka treguar se vuan nga endrometrioza.
Endometrioza është një sëmundje kronike ku qelizat të cilat normalisht përbëjnë shtresën që vesh zgavrën e mitrës (kavitetin endometrial) rriten jashtë mitrës.
Kjo shtresë që vesh zgavrën e mitrës quhet endometër dhe është përgjegjëse për menstruacionet dhe implantimin e embrionit. Endometrioza prek më shpesh vezoret, zorrët dhe indet pelvike (pjesa më e poshtme e barkut). Rrallë indet dhe qelizat endometriotike mund të shpërndahen edhe jashtë këtij regjioni.
Përmes rrjeteve, Njomza ka treguar se ka mbështetjen e madhe të Rinorit në këtë periudhë.