Një prej bukurosheve më të spikatura shqiptare, Marigona Dragusha ka kohë që është zhdukur nga syri i publikut.
Atë s’mund ta gjejmë as në intervista e as në rrjete sociale dhe për shumë prej atyre që e kanë ndjekur, fati i saj përbën një ‘mister’.
E ndonëse tejet hermetike, Prive pak kohë më parë arriti të kuptojë se Marigona tashmë është rikthyer për të jetuar në Kosovë dhe është bërë nënë para disa muajsh.
E më në fund, një tjetër detaj është kuptuar falë një shoqe të bukuroshes, modeles Xhesika Berberi.
Ajo ka ndarë me ndjekësit një foto të djalit të Marigonës të cilin e ka quajtur nip.
Një ‘peng’ më pak nga sot kur kuptuam edhe gjininë dhe pamë foton e bebes së Dragushës. /Prive.al/