Prezantuesi i lajmeve në Klan Kosova, Orhan Murati ishte protagonist i rubrikës Videoselfie në emisionin NIN.
Murati rrëfeu se ditën e nis në orbitrek i cili po rezulton të jetë një zëvendësim i duhur i fitnesit të cilin me gjithë planet ai asnjëherë nuk e nisi.
Koha e kaluar me djalin e tij të vogël dhe bashkëshorten është pjesë e pandashme e ditës teksa normalisht që edhe puna i merr një kohë të konsiderueshme të 24 orëshit.
Si producent dhe prezantues lajmesh, puna përmbyllet pas edicionit qendror informativ të orës 20 ku niset për në shtëpi. /Prive.al/