E njohim për zërin fantastik dhe ëmbëlsinë që ajo ju ka sjellë këngëve popullore ndër vite.
Por ky nuk është i vetmi talent i këngëtares Remzie Osmani. Ajo ka një pasion të fshehur, që publiku nuk ia ka njohur deri më tash.
Këngëtarja si protagoniste e programit të mëngjesit “Ora 7” në Klan Kosova, në rubrikën e ndërrimit të profesioneve, ka zgjedhur atë të rrobaqepëses.
Si një profesioniste e vërtetë, ajo ka zgjedhur materialet dhe ka marrë masat e klientes, duke e shoqëruar krejt këtë proces me shumë humor.
Ndiqeni videon më poshtë: