Të jesh një fytyrë publike, lajmet ‘fake’ ose të shtrembëruara, vijnë bashkë me paketën e famës.
Por së fundmi reperi u përball me diçka që nuk e kishte parë më herët – njerëzit shprehnin ngushëllime për vdekjen e tij.
E kështu ai u desh të reagonte për të trëguar se është gjallë dhe shumë mirë.
Në një postim në llogarinë e tij në Instagram, ai shkruan:
“Vëllezër e motra jam gjallë. E pash që disa fëmijë me llogari të rreme kanë komentuar duke shprehur ngushëllime kinse paskam ndërruar jetë. Asaj rruge jemi të gjithë por për like e klikime sot bëhet edhe kjo punë. Uroj të jeni mirë të gjithë, e ju që më keni shpallur të vdekur unë nuk ua dëshiroj vdekjen por jetofshi gjatë e Zoti ju udhëzoftë pa dallim”. /Prive.al