Vera e këtij viti solli kombinime shumë interesante e të suksesshme të artistëve shqiptarë që bashkuan forcat për krijime të përbashkëta muzikore.
E listës duket se do t’i shtohet një bashkëpunim mes Ermal Fejzullahut dhe Gjikos.
Prive.al ka arritur të mësoj se dyshja gjatë gjithë ditës kanë tërhequr vëmendjen e pushuesve në Bogë në xhirimet e videoklipit të ri.
Raportimet janë konfirmuar me një postim në Snapchat të Gjikos ku bashkë me Ermalin, shihen pikërisht në zonën e Bogës. Reperi bashkë me këngëtarin janë të veshur me koleksionin e ri të Mr Rex, si indikacion i qartë i një pune që po vizuelizohet si klip.
Mbetet të shihet se çfarë do sjellin djemtë që kanë njohur vetëm suksese. Nga ideja fillestare e xhirimit në mal kur të gjithë dynden drejt detit, duket se do përballemi me diçka shumë interesante. /PRIVE.AL