Në Budapest të Hungarisë, nga 27 deri me 29 Maj u mbajt edicioni i shtatë i kampionatit europian ‘Sport Fest’ nën petkun e Federatës Botërore të Body-Building.
Në mesin e shumë shteteve pjesëmarrëse ka qenë edhe Kosova.
E përpos si pjesëmarrës, vendi ynë ka arritur të triumfoj falë Geta Beqës që në Budapest të Hungarisë zënë vendin e parë.
Duket se Kosova në sporte më së miri po ec me femrat që po ia dalin që flamurin dhe emrin e Republikës sonë ta lartësojnë në arenën ndërkombëtare.
Ndryshe, Geta njihet për aktivitetin e saj tash e sa vite teksa puna e saj është ‘fajtore’ edhe për linjat e shumë këngëtareve me të cilat punon. /Prive.al/