Një tjetër skandal seksual godet Hollywoodin: Aktori akuzon kolegun për ngacmim

By

Ngacmimet seksuale janë bërë tema kryesore e diskutimit në Hollywood por jo vetëm, pasiqë shumë emra të njohura të ekranit janë duke reaguar e akuzuar publikisht producentë e artistë.

Pas skandalit të Weinstein, producentit që u akuzua nga shumë aktore në këtë aspekt, tani po përmendet aktori protagonist i serialit tejet të ndjekur ‘House of Cards’.

Kevin Spacey, aktori i këtij serialit është akuzuar nga një tjetër aktor mashkull Anthony Rapp. Ky i fundit u shpreh se kur ishte në moshën 14 vjeçare është ngacmuar seksualisht nga Spacey.

Nuk kanë vonuar as deklaratat e të akuzuarit i cili kërkoi falje nëse ka bërë një gjest të tillë, pasiqë nuk e mban mend këtë ngjarje sepse ka ndodhur para 30 vitesh.

Në të njëjtën kohë, Kevin pranoi se gjatë gjithë kësaj kohe ka pasur lidhje romantike me femra dhe meshkuj dhe se tani zgjedh që jetën që i ka mbetur të jetoj si një mashkull gay.

Kjo ngjarje ka goditur rëndë serialin ‘House of Cards’ e madje u përfol se për shkak të akuzave do të ndërprehet, mirëpo NetFlix si një ndër kompanitë që e prodhon këtë projekt ka mohuar se kjo është arsyeja e përfundimit të saj.

Sipas kompanisë, vendimi për tu ndërprerë ‘House of Cards’ është marrë muaj më parë dhe se ky do të jetë sezoni i fundit.

Ata nuk e mohuan se ky skandal ka goditur serialin, teksa shprehin keqardhje për atë që ka ndodhur./Prive.al

Artikuj të ngjashëm