Një tjetër moment shumë romantik nga dasma e Milotit dhe Erxhinës (VIDEO)

By

Kurorëzimi i dashurisë së Milot Llallonshit me Erxhina Ismajlin disa javë më parë ishte ndër zhvillimet kryesore me interes për publikun.

Dasma me shumë të ftuar, përfshirë edhe kolegë dukej se ishte e organizuar në mënyrë fantastike në çdo detaj të mundshëm, që prej dekorit e deri tek atmosfera.

Megjithëse kemi parë Edonën, Afrimin e plot emra të tjerë të këndojnë gjatë ceremonisë, duket se nga kjo dasëm akoma ka momente të veçanta të cilat mund të tregohen.

Një të tillë e ka ndarë me publikun vetë Miloti mbrëmë në rrjetin social Instagram ku shihet teksa i këndon gruas së tij, Erxhinës këngën e tij të preferuar.

‘Njerën nga këngët më të preferuara e këndova në 3:30 të mëngjesit në natën më të rëndësishme të jetës, në dasmën tonë. Tash nje muaj e tash edhe 100 vjet nuk do te harrohet ky moment’ – është shprehur mes tjerash muzikanti. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm