Ish-futbollisti i Manchester United, Anders Lindegaard, dhe modelja shqiptare Misse Beqiri, i kanë dhënë fund martesës së tyre!
Raportimet për një krizë të mundshme mes tyre lindën fillimisht në Gusht të këtij viti kur tabloidi britanik The Sun raportoi për divorcin.
E tashmë burime pranë çiftit kanë rikonfimurar ndarjen e cila ka ardhur pas dallimeve të papajtueshme që kanë pasur rrjedhojë vendimin për jetesë të ndarë.
Në një deklaratë të lëshuar njëzëri, ish çifti njoftuan se prioritet mbetet djali i tyre tre vjeçar Julian.
Ndryshe, Lindegaard dhe Beqiri kishin dy vite të martuar. /Prive.al/