Një surprizë në skenën muzikore: Motër e vëlla vijnë në bashkëpunim

By

Ka kohë që ka pauzuar me prurje të reja muzikore edhe pse vazhdon me qenë aktive me mbrëmje ku këndohet live.

Fjala është Olta Bokën e cila para pak minutash ka paralajmëruar projektin e saj më të ri që duket se do të jetë i veçantë për të, por jo vetëm.

‘Atij/Asaj’ mban emrin kënga e krijuar nga Irkenc Hyka me tekst të Petro Xhorit, që do të këndohet nga Olta por që tani vjen në duet me vëllain e saj, Stivin.

‘Trailer-i’ veçse është postuar në Instagram, teksa i plotë do të lançohet sonte në mbrëmje./Prive.al

Artikuj të ngjashëm