Si asnjëherë më parë,’Dance with me’ këtë edicion ka pasur vëmendje të madhe mediatike por jo në aspektin pozitiv.
Largimet nga gara e pjesëmarrësve e debatet e shumta nuk kanë lënë shije të mirë te shikuesit, por kjo duket se nuk e ndalon Alketa Vejsiun dhe produksionin.
Fiori Dardha, në puntatën e së hënës u zëvendësua nga Rudina Dembacaj, aktore dhe prezantuese.
Por, sapo të përfundoj ‘Dance with me’ Alketa ka në dorë një tjetër projekt. Kështu ka treguar vetë producentja e suksesshme përmes llogarisë në Instagram, ku ka shtuar se mezi po e pret.
Nuk dihet akoma se për cilin prodhim televiziv bëhet fjalë por Vejsiu ka paralajmëruar të paktën dy patenta të reja./Prive.al