Një PriFest më ndryshe pa Vjosa Berishën (FOTO)

By

Para tri ditësh, në Prishtinë ka nisur festivali i filmit Pri Film Fest.

Ky eveniment kulturor padyshim që do të jetë më ndryshe kësaj radhe, pasi që themeluesja Vjosa Berisha ka ndërruar jetë më 23 qershor të këtij viti.

Koordinatorja e këtij festivali, Yllka Lota, për Klan Kosova, ka bërë të ditur se ky edicion i është kushtuar tërësisht Vjosës andaj edhe emrin e ka marrë “Vjosa Forever PriFest”.

Edhe filmat që do të garojnë për çmimet kryesore, gjithashtu është bërë e ditur se çmimi kryesor “Hyjnesha e Kuqe” do të mbajë emrin “Vjosa Berisha.

Edicioni i 14-të i “PriFest”-it mbahet nga 20 deri më 25 shtator 2022 dhe i dedikohet drejtoreshës së ndjerë, Vjosa Berisha.

Ndryshe PriFest shënon edicionin e 14-të këtë vit dhe për herë të parë do të mbahet pa drejtoreshën e festivalit Vjosa Berisha e cila vdiq më 23 qershor të këtij viti.

Ky edicion do të jetë në kujtim dhe nderim të saj.

Derisa në fotografinë më poshtë është orari i filmave që do të shfaqen sot (e premte, 23 shtator):

Mund të jetë një imazh i teksti që thotë

Mund të jetë një imazh i teksti që thotë

Artikuj të ngjashëm