Një himn për Rebekën

By

Forca e njeriut është njësi matëse e barabartë me qëndrueshmërinë e shkëmbit i cili nuk thërrmohet as nga tërmetet dhe katastrofat natyrore më të mëdha.

Kështu ishte edhe për Rebeka Rexhepin, e cila në një moshë shumë të re u prek nga sëmundja e kancerit, mirëpo arritit që ta fitojë betejën e parë ndaj kësaj sëmundjeje falë vullnetit të saj, përkrahjes të pafund të nënës së saj Xheraldina Rexhepi.

Por ndonjëherë fati di të jetë jo i drejtë siç ishte me Rebekën, duke bërë që sëmundja t’i rikthehet përsëri.

Rebeka

Të gjithë kemi qenë dëshmitarë të forcës që na është transmetuar nga statuset e saj në Facebook. Vullneti i saj na ka bërë që t’i harrojmë të gjitha brengat tona ditore duke e parë që dikush ka vullnet të luftojë për diçka më të madhe se vetë jeta, se vetë forca që njeriu mund të mendojë që mund ta përballojë.

Përkundër kësaj, këtë vullnet e përçonte edhe nëna e saj Xheraldina e cila e ndiqte në çdo hap dhe kujdesi i një nëne ndaj fëmijës bëri që dashurie platonike të mos duket diçka surreale, por që është dashuri dhe përkujdesje e paskajshme që njeriu mund ta paramendojë.

Statuset e saj, gjithmonë kishin përmbajtjen e dashurisë ndërnjerëzore, andaj me ikjen e saj engjulli Rebeka la tek ne frymën e mirësisë dhe kujtimit të përjetshëm. / prive.al

 

Artikuj të ngjashëm