Rita Ora është një nga figurat më të njohura në botë me prejardhje shqiptare.
Dihet tashmë, që ajo është mbesa e një figure të shquar të artit, Besim Sahatçiu, i cili ishte një regjisor filmi dhe teatri.
Gjyshi i saj ishte edhe personi që i la emrin këngëtares kur erdhi në këtë jetë. I apasionuar pas aktrimit, ai i la emrin Rita, pas aktores së tij të preferuar, Rita Hawëorth
Besim, i cili vdiq në 2005, ishte shumë i respektuar në fushën e tij dhe në vitin 2018, Ministria e Kulturës e Kosovës e nderoi pas vdekjes me një Çmim të Arritjeve të Jetës për Kinematografi. Atë vit, një rrugë në qytetin e Prishtinës u emërua pas tij. /Prive.al