Këngëtarja Elvana Gjata para pak dite ka qëndruar në Firence të Italisë ku ka realizuar një set fotografik.
Tema e këtij fotosesioni ishin vitet e 70-ta dhe një paraqitje e këngëtares në stilin e atëhershëm.
Atje nuk ka ikur vetëm, gjatë realizimit të këtij projekti ka qenë edhe dizenjatori Valdrin Sahiti i cili ka ndihmuar artisten në përzgjedhjen e veshjeve adekuate.
Disa fotografi nga ky sesion janë publikuar me tu kthyer Gjata nga Italia.
Aktualisht prioritet mbetet koncerti i datës 25 Prill për të cilën Elvana është impenjuar jashtëzakonisht shumë e ndërsa në anën tjetër projekti i fundit ‘Kuq e zi je ti’ ka regjistruar shifrën e afro 5 milionë shikimeve./Prive.al