Adelina Tahiri, këngëtarja shqiptare nga Shkupi, është e njohur për shpenzimet marramendëse që bën në veshje e aksesorë dhe gjithnjë blerjet e saja i ka prezantuar me ndjekësit në Instagram.
Megjithatë ajo asnjëherë nuk ka shfaqur vendin se ku i mban të organizuara veshjet dhe pa dyshim dollapi i saj, është ëndrra e çdo vajze.
Tahiri ka publikuar në Instagramin e saj një video, ku hap derën e dhomës të shndërruar në dollap rrobash, në të cilat ajo i mbanë të gjitha nga parfumet e deri te këpucët.
Dhe dollapi është gjigant e sigurisht, aty ka veshje të markave më të njohura ngase Adelina njihet si njëra ndër figurat publike që nuk kursen për Gucci, Balenciaga e Louis Vuitton. /Prive.al