Zbulohet enigma (A)

By

Ka tash e disa javë që në televizione dhe rrjete sociale qarkullojnë fotografi dhe video të shkurtëra të disa fytyrave publike nën siglën (A).

Sot, është zbuluar më në fund enigma në fjalë që ka të bëj me brendin francez Adopt i cili ka hapur përfaqësinë e parë në Kosovë.

Adresa ku femra dhe meshkuj mund të gjejnë veten dhe të ndihen mirë gjendet në qendër të kryeqytetit, pranë Pallatit të Rinisë.

Adopt ofron qindra lloje të ndryshme të parfumeve dhe aksesorëve unike për të dy gjinitë duke shërbyer si një alternativë që i ka munguar tregut kosovar.

Hapja solemne nuk kishte se si të mos bëhej me një koktej rasti nga i cili ju sjellim fotot më poshtë shoqëruar me një prej videove të kampanjës publicitare ku shfaqet Liberta Spahiu në reklamën e realizuar nga Asha Creative. /Prive.al/

 

Artikuj të ngjashëm