Më shumë se 30,000 njerëz kanë nënshkruar një peticion duke i kërkuar Netflix të heqë “Cuties”, një film për të cilin pretendojnë se seksualizon fëmijët.
“Njëmbëdhjetë vjeçarja Amy fillon të rebelohet kundër traditave të familjes së saj konservatore kur ajo magjepset me një ekip vallëzimi shpirtlirë,” – thuhet në përshkrimin e filmit në Netflix.
Sidoqoftë, Metro raporton se përmbledhja origjinale ishte shumë më shqetësuese: “Amy, 11 vjeçare, magjepset me një ekip vallëzimi që bëjnë ‘twerk’. Duke shpresuar të bashkohet me ta, ajo fillon të eksplorojë feminitetin e saj, duke kundërshtuar traditat e familjes”.
Ata që nisën peticionin thonë se filmi shfrytëzon fëmijët. “Filmi “Cuties” paraqet fëmijët e veshur në mënyrë provokuese, kërcejnë seksualisht dhe është i vlerësuar si film vetëm për të rritur,” – thuhet në postimin e tyre në Change.org. “Ajo u krijua për argëtimin e të rriturve që janë pedofilë. Ju lutemi nënshkruani peticionin për të mbrojtur fëmijët tanë nga shfrytëzimi në filma”.
Disa përdorues të Twitter u zemëruan po njëlloj. Pjesa më e madhe e zemërimit iu drejtua posterit të marketingut për filmin, i cili tregon kastin e fëmijëve duke postuar me veshje të diskutueshme.
Burimi: New York Post