Pritja e ëmbël drejt fundit!
Pas 40 javësh, bashkëshortja e dizejnatorit Valdrin Sahiti, Edita është shtrirë në spital për të sjellë në jetë vajzën e dytë.
SI në rastin e lindjes së Bellas, edhe këtë herë, Edita procesin po e kryen përtej oqeanit, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Përmes rrjeteve sociale, Edita ka treguar se tashmë është në orët e fundit.
Për të qenë pranë saj, këto ditë asaj dhe Bellës i është bashkëngjitur edhe dizejnatori Sahiti që me të mbaruar punët, është nisur drejt Uashingtonit.
Urojmë që gjithçka të shkojë sa më lehtë e më mirë për Editën dhe vajzën në orët në vazhdim. /Prive.al