Nis zyrtarisht kaptina e re e Erës!

By

Në Londër, Nora Istrefi qëndroi pak ditë më parë për të kaluar kohë me motrën, Nitën.

Drejt të njejtit destinacion është nisur sot edhe Era Istrefi por me gjasë për qëllime krejtësisht tjera.

Siç thuhet, Era ka marrë rrugë drejt Londrës për t’i konkretizuar idetë e para të punës pas nënshkrimit me Ultra Music që mëton të formësojë famën tashmë ndërkombëtare të yllit nga Kosova.

Më pas, brenda disa javësh Era do marrë rrugë përtej oqeanit në Los Angeles ku siç bëri të ditur presidenti i Ultra Music, Patrick Moxey, do të punohet në disa krijime muzikore me tekstshkrues të ndryshëm me synimin kryesor formësimin e projekteve të para të Erës. /PRIVE.AL/

164e4d874337c7762d1ab669f232329ba7eb156a34bed1aa44d007597417d000

Artikuj të ngjashëm